Projektim rrjetesh & inxhinieri infrastructure (FTTH, HFC, Transport)
Ofrojmë zgjidhje të plota për planifikimin, projektimin dhe dimensionimin e rrjeteve të aksesit dhe transportit, duke garantuar performancë afatgjatë, jetëgjatësi teknike dhe kosto optimale përgjatë gjithë ciklit të jetës së rrjetit.
Përmbajtja e shërbimit
1. Fusha e aplikimit – FTTH, HFC, rrjete transporti dhe integrim me infrastruktura ekzistuese
2. Planifikim FTTH – Projektim rrjetesh GPON / XGS-PON të përshtatura sipas terrenit, densitetit dhe objektivave të projektit
3. Arkitekturë rrjeti – P2MP, P2P, arkitektura hibride, overlay dhe skenarë migrimi
4. Topologji optike – Projektim OLT, splitter, feeder, distribution dhe drop
5. Dimensionim & kapacitete – Modelim trafiku dhe dimensionim kapacitetesh për akses dhe transport
6. Projektim backbone / transport – IP/MPLS, topologji ring/mesh, path diversity dhe resiliencë
7. Integrim rrjetesh – Integrim me rrjete HFC, DSL dhe infrastruktura ekzistuese
8. Analizë teknike – Vlerësim performance, kufizime teknike dhe risk operacionale
9. CAPEX / OPEX – Modelim impakti ekonomik për secilin variant projektimi
10. Standardizim – Zbatim i praktikave më të mira ndërkombëtare dhe standardeve teknike
11. Strategji tranzicioni – Plane migrimi teknologjik dhe modernizimi rrjeti
12. Dokumentacion teknik – Skema L1/L2/L3, ODN, kapacitete, pathing dhe dokumentacion i plotë projekti
Projektimi realizohet me fokus në performancë reale, qëndrueshmëri afatgjatë dhe optimizim të kostos, duke siguruar rrjete të zbatueshme dhe të menaxhueshme në praktikë.