Services

BeyondNet Advisory ofron mbështetje të specializuar teknike dhe ekonomike për operatorë, bashki dhe investitorë që kërkojnë qartësi, saktësi dhe vendimmarrje të bazuar në të dhëna në projektet e rrjeteve të komunikimit.

 Projektim rrjetesh & inxhinieri infrastructure (FTTH, HFC, Transport)

Ofrojmë zgjidhje të plota për planifikimin, projektimin dhe dimensionimin e rrjeteve të aksesit dhe transportit, duke garantuar performancë afatgjatë, jetëgjatësi teknike dhe kosto optimale përgjatë gjithë ciklit të jetës së rrjetit.

Përmbajtja e shërbimit

1. Fusha e aplikimit – FTTH, HFC, rrjete transporti dhe integrim me infrastruktura ekzistuese
2. Planifikim FTTH – Projektim rrjetesh GPON / XGS-PON të përshtatura sipas terrenit, densitetit dhe objektivave të projektit
3. Arkitekturë rrjeti – P2MP, P2P, arkitektura hibride, overlay dhe skenarë migrimi
4. Topologji optike – Projektim OLT, splitter, feeder, distribution dhe drop
5. Dimensionim & kapacitete – Modelim trafiku dhe dimensionim kapacitetesh për akses dhe transport
6. Projektim backbone / transport – IP/MPLS, topologji ring/mesh, path diversity dhe resiliencë
7. Integrim rrjetesh – Integrim me rrjete HFC, DSL dhe infrastruktura ekzistuese
8. Analizë teknike – Vlerësim performance, kufizime teknike dhe risk operacionale
9. CAPEX / OPEX – Modelim impakti ekonomik për secilin variant projektimi
10. Standardizim – Zbatim i praktikave më të mira ndërkombëtare dhe standardeve teknike
11. Strategji tranzicioni – Plane migrimi teknologjik dhe modernizimi rrjeti
12. Dokumentacion teknik – Skema L1/L2/L3, ODN, kapacitete, pathing dhe dokumentacion i plotë projekti

Projektimi realizohet me fokus në performancë reale, qëndrueshmëri afatgjatë dhe optimizim të kostos, duke siguruar rrjete të zbatueshme dhe të menaxhueshme në praktikë.

02

Segmentim & optimizim rrjetesh HFC (DOCSIS 3.0, 3.1 → 4.0)

Ofrojmë strategji të avancuara për modernizimin dhe optimizimin e rrjeteve HFC, me fokus në segmentim, përmirësim performance dhe tranzicion të kontrolluar drejt platformave moderne DOCSIS, duke maksimizuar kapacitetin ekzistues dhe duke optimizuar investimin.

Përmbajtja e shërbimit

1. Fusha e aplikimit – Rrjete HFC ekzistuese DOCSIS 3.0 / 3.1 dhe plane tranzicioni drejt DOCSIS 4.0
2. Analizë rrjeti HFC – Vlerësim i topologjisë, node-ve, amplifikatorëve dhe segmentimit aktual
3. Analizë performance – Analizë trafiku, utilization, congestion, latency dhe packet loss
4. Segmentim rrjeti – Node splitting, segmentim optik dhe RF për rritje kapaciteti
5. Optimizim RF – Balancim nivelesh, SNR, MER dhe përmirësim stabiliteti
6. DOCSIS 3.1 optimizim – Aktivizim OFDM, profile management dhe tuning performance
7. Strategji migrimi DOCSIS 4.0 – Plane teknike për Full Duplex ose Extended Spectrum DOCSIS
8. Integrim me backbone – Dimensionim dhe përshtatje e rrjetit të transportit për ngarkesë të shtuar
9. CAPEX / OPEX – Krahasim investimesh: segmentim vs upgrade teknologjik
10. Risk teknik & operativ – Identifikim rreziqesh dhe kufizimesh gjatë migrimit
11. Roadmap modernizimi – Plan fazor modernizimi me prioritete teknike dhe ekonomike
12. Dokumentacion teknik – Skema rrjeti, node maps, plane segmentimi dhe rekomandime operative

Projektimi dhe optimizimi realizohen me fokus në performancë reale, stabilitet operativ dhe përdorim maksimal të infrastrukturës ekzistuese, duke shmangur investime të panevojshme dhe ndërprerje shërbimi.

03

 Audit teknik, due diligence & dokumentacion

Ofrojmë audit të pavarur dhe të thelluar teknik për rrjetet ekzistuese FTTH, HFC dhe transport, duke mbështetur vendimmarrje të sigurta për investime, modernizim dhe standardizim dokumentacioni për projekte, tendera dhe bashki. Auditimi fokusohet në gjendjen reale të rrjetit, performancën operative dhe përputhshmërinë me standardet teknike.

Përmbajtja e shërbimit

1. Fusha e auditit – Rrjete FTTH, HFC, backbone dhe infrastruktura transporti
2. Audit teknik rrjeti – Vlerësim i topologjisë, arkitekturës, kapaciteteve dhe përputhshmërisë teknike
3. Audit performance – Analizë e performancës reale: SLA, KPI, trafik, ngarkesë dhe latency
4. Analizë cilësie sinjali – SNR, MER, noise, ingress/egress, errors dhe impairments
5. Verifikim dokumentacioni – Kontroll i skemave teknike dhe dokumentacionit ekzistues
6. Përputhshmëri me standarde – Krahasim me standarde ndërkombëtare dhe praktikat më të mira të industrisë
7. Due diligence para-investimi – Vlerësim teknik përpara blerjeve, investimeve ose bashkëpunimeve
8. Vlerësim rreziku – Identifikim rreziqesh teknike dhe operacionale
9. Rekomandime korrigjuese – Masa konkrete për korrigjim dhe optimizim rrjeti
10. Impakt financiar – Vlerësim i CAPEX / OPEX për masa korrigjuese dhe modernizim, pa përfshirë analizë të ardhurash
11. Dokumente tenderimi – Përgatitje TOR, specifikime teknike dhe dokumente tenderi
12. Standardizim dokumentacioni – Strukturim dhe unifikim i dokumentacionit teknik të projektit

Auditimi realizohet në mënyrë neutrale dhe profesionale, duke ofruar një pamje reale të gjendjes së rrjetit dhe një plan konkret për përmirësim, me vlerësim teknik dhe financiar të masave të rekomanduara për vendimmarrje të informuar.

04

Konsulencë për bashki & asistencë teknike

Ofrojmë mbështetje të pavarur teknike dhe strategjike për bashki dhe institucione publike në planifikimin, analizën dhe dokumentacionin e projekteve të infrastrukturës digjitale. Qasja jonë synon të garantojë transparencë, korrektësi teknike dhe vendimmarrje të argumentuar në projekte publike.

Përmbajtja e shërbimit

1. Fusha e aplikimit – Bashki, institucione publike dhe projekte të infrastrukturës digjitale
2. Planifikim rrjetesh publike – Mbështetje në planifikimin e rrjeteve FTTH, backbone dhe infrastrukturës së komunikimit
3. Strategji digjitale – Hartim strategjish digjitale dhe plane zhvillimi afatgjata
4. Vlerësim propozimesh – Analizë teknike e propozimeve nga operatorë dhe palë të treta
5. Dokumentacion projektues – Përgatitje dokumentesh teknike dhe Terms of Reference (ToR)
6. Tenderë & procedura – Asistencë teknike për projekte, tendera dhe procedura prokurimi
7. Analizë krahasuese – Krahasim zgjidhjesh teknologjike dhe arkitekturore
8. Mbështetje vendimmarrjeje – Këshillim teknik për vendimmarrje të argumentuar dhe transparente
9. Koordinim palësh – Ndërmjetësim teknik mes bashkive, operatorëve dhe kontraktorëve
10. Monitorim zbatimi – Ndjekje teknike e projekteve gjatë fazave të implementimit
11. Përputhshmëri & standarde – Sigurim përputhshmërie me standarde teknike dhe praktikat më të mira

Konsulenca realizohet në mënyrë të pavarur dhe profesionale, me fokus në interesin publik, transparencën dhe realizimin e projekteve të zbatueshme dhe të qëndrueshme.

05

Project Governance & oversight teknik

Ofrojmë mbështetje profesionale për menaxhimin, kontrollin dhe drejtimin teknik të projekteve të rrjeteve gjatë gjithë ciklit të jetës së tyre, duke siguruar që cilësia, afatet dhe kostot të respektohen sipas planit fillestar dhe objektivave të klientit.

Përmbajtja e shërbimit

1. Fusha e aplikimit – Projekte FTTH, HFC, backbone dhe rrjete transporti
2. Governance teknike – Vendosje strukture kontrolli teknik dhe procesesh vendimmarrjeje
3. Mbikëqyrje teknike – Mbikëqyrje e projekteve gjatë fazave të projektimit, ndërtimit dhe komisionimit
4. Kontroll cilësie (QA/QC) – Verifikim i zbatimit sipas projekteve, standardeve dhe kontratave
5. Verifikim implementimi – Kontroll i implementimit në terren dhe përputhshmërisë teknike
6. Menaxhim rreziku – Identifikim dhe menaxhim i rreziqeve teknike dhe operacionale
7. Koordinim palësh – Koordinim midis klientit, kontraktorëve, integratorëve dhe furnitorëve
8. Monitorim progresi – Ndjekje e progresit teknik dhe performancës së projektit
9. Raportim periodik – Raporte të rregullta mbi progresin, devijimet dhe masat korrigjuese
10. Mbështetje vendimmarrjeje – Këshillim teknik për vendime strategjike gjatë implementimit
11. Kontroll kostoje – Mbështetje në kontrollin teknik të kostove dhe ndryshimeve
12. Përputhshmëri kontraktuale – Sigurim përputhshmërie me kontrata, specifikime dhe objektiva projekti

Ky shërbim siguron që projektet të realizohen në mënyrë të kontrolluar dhe transparente, me disiplinë teknike, koordinim efektiv dhe kontroll të plotë mbi cilësinë, afatet dhe kostot.

06

Vendor-Neutral Consulting & Technology Strategy

Ofrojmë konsulencë plotësisht të pavarur nga prodhuesit dhe furnitorët, me fokus në përzgjedhjen e teknologjive, arkitekturave dhe zgjidhjeve më të përshtatshme për objektivat teknike, operacionale dhe ekonomike të klientit. Qasja jonë është vendor-neutral dhe e orientuar ekskluzivisht në interesin e klientit.

Përmbajtja e shërbimit

1. Parim bazë – Konsulencë plotësisht vendor-neutral, pa ndikim nga prodhues apo integratorë
2. Vlerësim furnitorësh – Analizë teknike dhe krahasuese e furnitorëve (OLT, ONU, CMTS, amplifiers, fiber infrastructure)
3. Krahasim teknologjik – Krahasime të pavarura: GPON vs XGS-PON, HFC vs FTTH, FWA vs Fiber
4. Analizë performance – Vlerësim i performancës së pajisjeve dhe zgjidhjeve në skenarë realë përdorimi
5. Arkitekturë teknologjike – Rekomandime për arkitekturë rrjeti dhe dizajn optimal
6. Technology roadmap – Hartim strategjie tranzicioni dhe modernizimi teknologjik
7. Strategji hyrjeje në treg – Mbështetje për zgjedhje teknologjike në projekte të reja ose zgjerime
8. Vlerësim ofertash – Analizë teknike dhe ekonomike e ofertave dhe tenderëve
9. Negocim teknik – Mbështetje në negociimin e kushteve teknike me furnitorët
10. Menaxhim rreziku – Identifikim rreziqesh teknologjike dhe varësish nga furnitorë
11. Vendimmarrje strategjike – Mbështetje teknike për vendime afatgjata mbi platforma dhe investime

Konsulenca realizohet në mënyrë të pavarur dhe transparente, duke siguruar zgjedhje teknologjike të balancuara, të qëndrueshme dhe të përshtatura realisht me nevojat e klientit.

07